Varri masiv i zbuluar
Sektori i Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit, pranë Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë ka zbuluar një prej varreve masive në Rrethin e Pogradecit. Sipas verifikimeve të kryera nga ky sektor, rezulton se vendi ku janë gjetur eshtrat njihet me emrin “Lumi i Tërhanit” dhe më herët ka qenë poligon i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mësohet se sipas hartës së varrezave masive të identifikuara nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, në total janë 30 pika, ku supozohet se ka pasur varrime masive.












