Dy persona mbetën të plagosur në qytetin e Korcës pas një përleshje me thika. Dy kushërinj M.B dhe K.B u qëlluan me thikë në një lokal në fshatin Orman nga dy vëllezër po nga i njëjti fshat.
Dy vëllezërit Duci besohet se sulmuan dy kushërinjtë për motive banale. Ata u larguan nga vendi i ngjarjes por policia arriti të bënte ndalimin e tyre.
Dy kushërinjtë ndërkohë janë dërguar në spitalin e Korçës.











