Ben Blushi, së shpejti pritet të rikthehet sërish si shkrimtar, me një libër të ri, me “tematikë” nga “ngjarjet” në PS. Kundërshtari dhe kritiku i ashpër i Edi Ramës, deputeti Ben Blushi, ka zgjedhur ta titulloje librin e ri “Letër një socialisti”. Ai do të jetë 120 faqe dhe pritet të dalë shumë shpejt në treg.
Mësohet se ngjarjet e fundit në Partinë Socialiste, do të jenë në fokusin e libri të ri të Ben Blushit.
Ky do të jetë libri më i lirë në treg pasi do të kushtojë vetëm 300 lekë.
Vetëm pak kohë më parë Ben Blushi botoi librin shumë të diskutuar “Kandidati”.











