Shijak
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak. Nga të shtënat me armë, një person ende i paidentifikuar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.
Për policinë, ngjarja është ende e paqartë dhe ende nuk është hedhur dritë, nëse plagosje ka ndodhur si pasojë e ndonjë atentatit, apo ka qenë një konflikt i çastit.
Nga spitali i Durrësit mësohet se personi i plagosur ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.












