Dy femra janë përplasur fizikisht në zonën e Bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 14 Marsit. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në një lokal në rrugën “Nikolla Tupe”, ku pas një konflikti për motive të dobëta midis dy shteteseve F. J. dhe K. B. ka degraduar në konflikt fizik.
“Shtetësja K. B., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, është goditur me grusht në fytyrë dhe kokë nga shtetasja F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është shpallur në kërkim e punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.











