Një ceremoni e rëndësishme zyrtare u mbajt sot në qendër të Tiranës për vendosjen e bustit të Papa Françeskut në lulishten përpara Piramidës pranë këmbanës së Paqes tek Piramida.
I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, zëvëndësskryeministri Niko Peleshi, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministrat Blendi Klosi, Mirela Kumbaro etj.
Nishani e vlerësoi pozicionin e vendosjes së bustit të Papës, përpara ish muzeut të diktatorit ideologjia e dështuar e të cilit u përpoq jo vetëm të shembte kisha e xhami por të burgoste e vriste klerikë e besimtarë të pafajshëm.

Dy vjet më parë, Papa Françesku vizitoi Tiranën ku u takua me disa personalitete të vendit.











