Deputeti socialist, Ben Blushi deklaroi sot se është kundër zgjedhjeve të parakohshme për shkak se ato zgjedhje do ta conin PS në opozitës.
“Kushdo që beson ta cojë PS në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme. Nëse zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për të prishur koalicionin atëherë PS shkon në opozitë. Une nuk e marr shumë seriozisht. Zgjedhjet e parakohshme trembin tregjet. Sot jemi në deflacion”, tha Blushi për gazetarët.
Blushi tha se argumenti për zgjedhje pasi PS nuk ka votat për reformën nuk është afatgjatë. Askush mund të mos i ketë votat i vetëm për reformën në drejtësi, tha ai, duke shtuar se nuk e merr shumë seriozisht deklaratën e pak ditëve më parë të deputetit të PS-së, Pandeli Majko.











