• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ A duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës?

admin by admin
15 March, 2016
in Politika
0
ASTRIT PATOZI/ A duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

astrit patozi, vogel

Astrit Patozi

Shtypi raportoi sot se Arben Ndoka u takua me Edi Ramën, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndoshta për të shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet e fundit politike në vend dhe sidomos për reformën në drejtësi. Është fakt i pakontestueshëm se deputetit të dorëhequr i janë besuar çelësat e “Rilindjes” së Lezhës, ndaj dhe nuk kemi pse e vrasim mendjen shumë për temën e saktë të takimit të tij me kryeministrin.
Disa ditë më parë të njëjtën gjë bëri Armando Prenga, i cili erdhi në seancë me kartën e deputetit në xhep për të votuar ministrat e rinj të Edi Ramës, megjithëse ky i fundit thotë se e ka përjashtuar nga partia. Një Zot e di se si kishte mundur ta siguronte kartën Prenga, kur dihet botërisht se 6 muajt e fundit ai ka qenë ose në burg, ose në shtëpi, por jo në sallën e Kuvendit. Por ky detaj mund të mos jetë aq i rëndësishëm, kur mendon se ai erdhi në parlament pikërisht në ditën që po debatohej me zjarr dhe me vezë pikërisht për rikthimin e tij, si një sfidë poshtëruese që i bëhej procesit të dekriminalizimit.
I sjell në vëmendje këto episode, pasi kam vënë re se Edi Rama ka nisur prej disa ditësh të na tundë para hundëve dorashkën e një dueli, për të cilin, përpiqet të duket se ndjehet i sigurt që e fiton. Me një ngazëllim, që i lexohet në çdo muskul, sikur të ketë zbuluar ilaçin e përjetësisë politike, Edi Rama po i kërkon Partisë Demokratike që tani të tregojë se kush janë 19 kriminelët, për të cilët ajo fliste para se të votohej ligji i dekriminalizimit. A thua se po dolën 18 banditët, që ai i solli në parlament, e gjitha kauza jonë bie, madje na duhet t’i kërkojmë falje kryeministrit se i kemi shtuar pa të drejtë një kriminel me kravatë.
Dhe kjo, sipas meje, nuk është vetëm qesharake. Është e frikshme, më shumë. Le ta zëmë për një çast se opozita paska ekzagjeruar në akuzat e veta, ndonëse për këtë nuk jam i sigurt, sepse ende nuk ka nisur të aplikohet ligji. Le të mendojmë për një çast se ndoshta nuk do të bjerë asnjë deputet apo zyrtar i lartë i PS në çarkun e dekriminalizimit, edhe për shkak se ka pasur një rezistencë të pazakontë për të lënë sa më shumë hapësira për banditët potencialë nga shefi i tyre. Se na mbajtën dy ditë peng në parlament shokët e Armando Prengës për të votuar formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që u kujdesën t’ia çojnë në shtëpi atij kartën e deputetit. Se duhet të votonte për qeverinë e vet ai.
Por pse more nuk mjaftojnë ata 7 apo 8 deputetë, që i njeh tashmë i madh e i vogël në Shqipëri si vrasës apo trafikantë, që gjithkush të mendojë se ky është parlamenti më i kriminalizuar në planet? Edhe një sikur të ishte, do të mjaftonte të ulje kokën, sepse askush prej tyre nuk ka ardhur rastësisht në atë sallë. Por janë kërkuar me qiri dhe janë sjellë aty personalisht nga Edi Rama, pikërisht për shkak të “cilësive të veçanta”. Të tilla, që na bëjnë të ndjehemi keq ne që s’kemi asnjë lidhje me ta, por që çuditërisht nuk e turpërojnë fare qëmtuesin dhe promovuesin e tyre. Madje, nuk e pengojnë atë të krekoset dhe të na hakërrehet, se duhet t’i bëjmë mirë llogaritë kur flasim për ta, sepse vetëm po qenë më shumë se 18 kriminelë në parlament Shqipëria duhet të shqetësohet. Ndryshe, jemi në “drejtimin e duhur”.
Dhe si për t’i vënë kapak kësaj historie të pistë, para syve tanë po shfaqen skena të neveritshme të natyralizimit të banditëve, pasi edhe të mbeturit rastësisht në rrjetën e dekriminalizimit nuk po flaken, por po riciklohen. Ne po i nxjerrim nga dera, ata na hyjnë nga dritarja, si Prenga dhe Ndoka, duke dëshmuar se Edi Rama nuk e ka pasur taktikë të përkohshme përdorimin e “të fortëve”, por një strategji permanente politike. Dhe pas kësaj që po ndodh, a ka më vlerë të pyesësh se sa është numri i kriminelëve të Edi Ramës në parlament, dhe jo vetëm aty?

Previous Post

FOTO GRAFIKË/ Kryebashkiakja Voltana Ademi denoncon me shifra diskriminimin e Shkodrës nga kryeministri Edi Rama

Next Post

Horoskopi, 16 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post

Horoskopi, 16 Mars 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.