Foto Ilustruese
Shpërthimi i lëndës eksplozive, mëngjesin e sotëm në një lokal te rruga “Myslim Keta” në Tiranë, po hetohet në dy pista atë që ka lidhje me detyrën si punonjës i SHISH i personit që kishte marrë me qera lokalin dhe konfliktet që ka pasur si emigrant jashtë vendit.
Shpërthim me lende eksplozive u regjistrua në një lokal në rrugën “Myslym Keta” në orët e para të ditës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lokalin që është në pronësi të shtetasit A. Allushi , por aktualisht i është dhënë më qira shtetasit me inicialet J. Sh., punonjës i SHISH.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se për shpërthimin është përdorur lëndë eksplozive e llojit tritol.












