Fotot e mëposhtme të Institutit Kërkimor “Shaanxi” na tregojnë një ari panda gjigant me ngjyrë kafe, tepër i rrallë, duke ecur në pyjet e maleve Qinling, në Veriperëndim të Kinës.
![]()
Mashkulli panda gjigant, me ngjyrë kafe quahet Qizai dhe ai ka lindur në vitin 2009 dhe nëna e tij që ishte një panda normale, pra me qime të zeza dhe të bardha.
![]()
Por sipas studiuesve panda gjigante me ngjyrë kafe është jashtëzakonisht e rrallë në Kinë, pasi vetëm 8 ekzemplarë të tillë janë zbuluar që kur kanë nisur këto studime.
![]()











