Foto Ilustruese
Një aksident ka ndodhur sot, rreth orës 10:45, në Vorë, pranë Gërdecit. Një automjet, tip BMW ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit A. U., 30 vjeç, si dhe është plagosur rëndë pasagjeri i mjetit shtetasi spanjoll, J. N., 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në SQU-të.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore.












