Ky është momenti shokues se si një qen i cili po luante në një liqen të Afrikës së Jugut hahet i gjallë nga një krokodil kur po qëndronte mbi të.
Video tmerruese është filmuar në Parkun Isimangaliso Wetlands nga Danielle Davenport e cila po regjistronte lindjen e diellit.
Klipi tregon se si qeni i cili duket sikur po ngacmon hipopotamët dhe krokodilët, aksidentalisht hipën mbi kokën e krokodilit që e gëlltiti të gjallë.
“Kur e pash qenin fillova të kuptoj se diçka nuk do shkonte mirë. Po shihja 4 apo 5 krokodilë që vinin nga ana tjetër. Isha 500-600 metra larg qenit dhe ishim në anën tjetër të ujit. Nuk dija çfarë të bëja”, u shpreh 25 vjeçarja nga Cape Toën për Daily Mail.












