• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mësuesi që rrahu 12 nxënësit, flasin djemtë e tij: Babait i ngritën kurth

admin by admin
13 March, 2016
in Global Image
0
Mësuesi që rrahu 12 nxënësit, flasin djemtë e tij: Babait i ngritën kurth
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy djemtë e Agim Muçës, Sokol e Alket Muça, emigrantë në Itali, kanë mbërritur dje pranë familjes, në fshatin Orzhanovë të Ostrenit, për të qenë në krah të nënës së tyre dhe për të ndjekur vlerësimin e masës së sigurisë të babait në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

“Jemi familje e nderuar dhe jemi befasuar për atë çfarë i ndodhi babait tonë. Babi dhe nëna jonë kanë më- suar disa breza fëmijësh në krahinë. Babai prej 40 vitesh ka ushtruar profesionin e arsimtarit dhe nuk është njohur kurrë si njeri i dhunshëm”, tha Alket Muça. Sipas tij, janë dy-tre banorë të fshatit që sajuan akuzën e dhunimit të nxënësve. Sipas tyre, Agimi ka pasur marrëdhënie mjaft të mira e korrekte me nxënësit.

“Në katër dekada pune, thotë Alket Muça, babai nuk është qortuar një herë. Ai dhe mami kanë qenë edukatorët më të mirë të krahinës së Gollobordës. Prej muajsh jemi njoftuar se babait do t’i ngrenë kurth për ta larguar nga puna, por ne nuk ia thamë, për të mos e shqetë- suar.

kryesindikalisti-i-arsimit-te-bulqizes

Në muajin shtator të vitit 2015, një miku im më ka thënë se ndaj babait do të ngrihen akuza e kurthe për ta larguar nga puna”, vijoi rrëfimin e tij djali i Agim Muçës. Ai nënvizoi se familja e tyre nuk ka pasur konflikte në fshat me askënd. “Ne, tha Muça, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë banorët e fshatit. Nëna ime doli në pension si mësuese e nderuar.

As konflikte pronësie nuk kemi pas me askënd. Qëllimi i akuzave të ngritura ka të bëjë me largimin e babait nga puna dhe zëvendësimi me dikë tjetër”. Sakaq, djali tjetër, Sokol Muça, përsërit herë pas here shprehjen se: “nëse babai ynë vërtet ka dhunuar nxënësit e fshatit, ne e dënojmë aktin e tij”.

Duke dashur të kundërshtojë deklarimet e banorëve të fshatit Orzhanovë, nxënësve dhe prindërve, Sokol Muça shprehet se vajza 13-vjeçare që është parë në ekranet e televizioneve kombëtare e lokale nuk është nxënëse e shkollës së ciklit të ulët Orzhanovë, por mëson në shkollën 9- vjeçare Ostren.

“E takuam vajzën që gënjeu në të gjitha televizionet dhe e pyetëm përse e bëri këtë gjë, përse mashtroi se ishte dhunuar nga babai ynë”, thotë Sokol Muça. Sipas tij, vajza e mitur është nxitur nga prindërit për të thënë të pavërteta në media, madje i ka pohuar atij se: “Mësues Agimi nuk më ka rrahur”.

Ai shton se ka grumbulluar prova e fakte dhe ia ka vënë në dispozicion avokatit të babait. “Kam vajtur në Qendrën Shëndetësore Ostren, në Spitalin e Bulqizës dhe kam marrë gjithë dokumentacionin që ato kanë. Na rezulton se askush nuk ka marrë mjekim apo ka pësuar dëmtime fizike nga Agim Muça”, thekson djali i dytë i familjes Muça. Ai shprehet se është vetë baba i katër fëmijëve dhe nuk e toleron të atin, nëse ai ka dhunuar fëmijët e fshatit.

“Nëse babai ynë ka dhunuar 12 nxënësit e shkollës fillore të Orzhanovës, ne e dënojmë veprimin e tij, por jemi të sigurt se e gjitha është një sajesë dhe kurth për ta larguar nga puna para daljes në pension”, tha Sokol Muça. Dy djemtë e Agim Muçës janë të mendimit se ekstremistë të djathtë të zonës janë regjisorët e këtij “kurthi”, pasi mësuesi njihej në krahinë se kishte bindje të majta. Sokol e Alket Muça do të ndjekin sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë të prindit të tyre. Madje, ata thonë se do të japin më shumë prova e fakte për mediat se gjithçka është e sajuar nga dy-tre bashkëfshatarë të tyre. /Panorama/

Previous Post

AXHENDA/ Lulzim Basha nis vizitën në SHBA

Next Post

Ulen 55 mijë lekë pagat për policët

admin

admin

Next Post
Ulen 55 mijë lekë pagat për policët

Ulen 55 mijë lekë pagat për policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.