I hutuar pse ajo nuk po lëviz dhe i pasigurt se çfarë të bëjë më pas, ky është majmuni i cili përqafon trupin e pajetë të mamasë së tij në tokë.
Video me skenën prekëse midis dy majmunëve është filmuar në Tajlandë.
Mamaja majmun u vra në një aksident me motor në Nakhon Nayok.
Klipi tregon se si majmuni i vogël e mbështjell nënën e tij me krahë pasi hidhet dhe vrapon duke kërkuar për ndihmë. Kur e kupton që ajo ka vdekur ai kthehet dhe nxiton sërish për te trupi i saj.
Kur janë ende të vegjël majmunët qëndrojnë pranë prindërve të tyre për tu mbrojtur nga grabitqarët dhe për të qenë më rehat.
TV “Ora News”











