Nëna e cila shiste qepë dhe që më publikimin e fotos së saj ditën e djeshme ku policia bashkiake i kishte vendosur gjobë 5000 lekë ka gjetur një mbështetje dhe sensibilizim të madh te qytetarët. Por një tjetër foto e saj po qarkullon sot në rrjet, ajo shfaqet duke u takuar me ish kandidatin e PD për kryetarë në Bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Kjo foto me siguri i perket kohës kur zhvillohej fushata elektorale në zgjedhjet e vitit të kauar dhe shihet se e moshuara është takuar me Kosovën.












