• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARIAN GALDINI/Abuzimi i Kryetarit ndaj qytetarit

admin by admin
12 March, 2016
in Opinion
0
ARIAN GALDINI/Abuzimi i Kryetarit ndaj qytetarit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e hënë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i ftuar ishte Erion Veliaj. Ai ishte Kryetari privat. Sazani ishte qytetari publik. Duhej të ishte ndryshe në fakt. Nga një Kryetar Bashkie kërkohet që të flasë e sillet si një përfaqësues publik. Nga një qytetar pritet thjeshtësisht të guxojë.

Çka ndodhi atë natë, përmbysi gjithçka. Kryetari i Bashkisë guxoi, ndërsa qytetari Sazan Guri foli e u soll si përfaqësues publik. Erion Veliaj guxoi shumë e pacipësisht, kur në atë studio shkoi jo për të folur me shoqërinë, me qytetin që e ka votuar, por për të mposhtur qytetarin Sazan Guri. Guxoi të hynte në një debat publik me çizmet private të një pushteti publik. Si çdo çizmengrehur që pushtetet e publikut i përdor si atribute e fuqi personale, për shkaqe, emocione, arsye e interesa private, Erion Veliaj ngriti kamzhikun e ‘Çifligarit’ dhe bëri gjithë sa mundi për të ‘rrahur’ e poshtëruar mu në mes të Opinionit, qytetarin Sazan Guri.

Ishte një sjellje nga ato për të cilat ne shqiptarët duhet të reflektojmë thellë. Ngase ky njeri që prej 3 vitesh është bërë pushtetar në Republikën tonë, fillimisht si Ministër e tashmë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, nuk mund të lejohet që vitet e ardhshme të pushtetërimit të tij ti ndërtojë mbi ‘rrahjen’ dhe poshtërimin publik të qytetarëve apo edhe të kundërshtarëve.

I humbëm 25 vite me të tillë Pushtetarë që u shndërruan në Udhëheqës të pagabueshëm, si Zotër të jetëve dhe fateve tona, pikërisht bazuar në dhunën dhe frikën e mbjellë dhe ushtruar mbi ne qytetarët. Nuk e kemi luksin që të lëmë të na kalojë edhe ky Çifligari i ri nëpër të njëjtat shtigje si gjithë të tjeret para tij e mbi të, e të na humbasë edhe 25 vite të tjera. Ndaj sot, këtu, pa asnjë mëdyshje, Erion Veliaj duhet të vendoset përpara përgjegjësisë dhe detyrimit publik që ti kërkojë të falur Sazan Gurit.

Të mos harrojmë se Erion Veliaj dhe Sazan Guri kanë qenë konkurentë në garën për Kryetar Bashkie në qershorin e shkuar. E nëse Veliaj është fituesi i asaj gare, Sazan Guri është nderuesi i asaj gare. Veliaj kandidoi si përfaqësues i një makinerie të madhe politike, financiare dhe mediatike. Sazan Guri kandidoi si një qytetar, mes qytetarëve. Fituesi i denjë, nuk mbart zemëratë, as mllefe pas garës.

Atë natë Kryetari i Bashkisë ishte me të gjithë fuqinë e Partisë së tij në pushtet dhe të Kryeministrit që e mbështet. Sazan Guri ishte krejt i vetëm. Erion Veliaj iu gafurr Sazanit me furinë pushteteve dhe këtë e beri si Kryetar Privat, sepse gjithçka ai thoshte nuk buronte nga legjitimiteti i Përfaqësuesit Publik, por nga gjendja, mendimet dhe shijet e tij personale. Foli si Çifligari i Qytetit që do të bëjë çtë dojë me Parkun e Liqenit. As e mori në konsideratë se qyteti duhet pyetur dhe i vetmi që kishte në studio si pyetje nga qyteti ishte Sazan Guri. Kryetari privat e keqtrajtoi aq barbarisht pyetjen e qytetit që kishte në studio, saqë të gjithë duhet të ndihemi të fyer. Sazan Guri ishte pyetja e qytetit, ishte pikërisht sprova, testi që Veliaj duhej të kalonte në atë përballje televizive, për të na dëshmuar të gjithëve se ai është realisht Kryetari i Bashkisë sonë. E ç’bëri Veliaj me të? E dhunoi me fjalë, gjeste, sjellje, shantazh dhe joshje. Sazan Guri ishte ne, në atë studio. Sazan Guri ishte qytetari që u bë ne. E kundërta duhej të ndodhte. Kryetari i Bashkisë duhej të ishte ne. Sazan Guri duhej të ishte thjeshtë një ndër ne, vetvetja. Duke tentuar rrugaçërisht, arbitrarisht, pushtetërisht, ligësisht, që të shkelë me çizmen e tij të pushteteve publike, qytetarin Sazan Guri, ky njeri që prej pak muajsh është Kryetar Bashkie, u përpoq të presë në rrënjë pemën e aktivizmit qytetar, njëlloj si kërkon të presë pemët tek Parku i Liqenit.

Duke prerë pemën e aktivizmit dhe guximit qytetar të përfaqësuar nga Sazan Guri, Kryetari privat Veliaj bëri gjithë sa mundi për të ndërtuar Parkun e Lojërave të tij personale të pushtetit. Këtu edhe përforcohet dyshimi i drejtë qytetar, mbi shkaqet dhe arsyet që e kanë shtirë Veliajn për të bërë betejë kaq të fortë politike për të ndërtuar Këndin e Lojërave tek Parku i Liqenit.

Një tjetër gjë që ne nuk duhet ta harrojmë është dallimi në moshë mes Veliajt dhe Gurit. Ajo mënyrë të foluri, ai agresivitet asgjësues, e tërë batërdia dehumanizuese, fyese dhe grinta shkatërruese ndaj Sazan Gurit, tejkaloi çdo masë e kod etike në komunikimin mes një djali të ri dhe një njeriu në moshë. Veliaj kur kandidoi për Kryetar Bashkie na tregoi për humbjen e babait të tij e për dhimbjen që i ka shkaktuar kjo humbje. Dhe unë e besoj e ndjej gjithë empatinë njerëzore për të. Por mosha e Sazan Gurit dhe mosha e Erion Veliajt, bëjnë që ata të dy të jenë simbolikisht si ati dhe i biri. Ajo gjuhë e ligë, përçmuese, linçuese që Erion Veliaj përdori ndaj Sazan Gurit, nuk i bën fare nder një djali të ri që flet me dikë në moshën e babait të tij. Është pak të thuash se trajtimi që Veliaj i bëri Gurit, ishte i turpshëm, arrogant, i pacipë.

Për të mos folur këtu për shantazhin e hapur që Veliaj i bëri Gurit ndërsa i përmendi të birin që punon në Bashki. Këtu ka dy elementë që përsëri e bëjnë me turp pafund Kryetarin Privat Veliaj. Së pari, Prokuroria duhet patjetër të nisë veprimet e saj hetimore ndaj Erion Veliaj për shantazh dhe për tentativë koruptimi, të kryera publikisht nga Kryetari i Bashkisë ndërsa i përmend, Sazan Gurit të birin që punon në Bashki dhe më tutje ndërsa përsëriste se do ta paguante Sazanin me shumë para.

Së dyti, të thuash me pathos se kush Proteston kundër ndërhyrjes në Parkun e Liqenit është kundër fëmijëve, e fill pas kësaj, të shantazhosh një baba me vendin e punës së te birit në Bashki, kjo është më e pakta lajthitje, më e shumta maskarallik. Se si ndjesi prej burri a pushtetari që kupton ç’është fëmija, nuk është fare. E nuk është argument kundër Sazan Gurit, fakti që i biri punon në Bashki, gjithësesi. Përkundërazi, është argument që dëshmon pastërtinë e qytetarit Sazan Guri, i cili ka dalë guximshëm përtej interesit të tij privat, duke Protestuar kundër Bashkisë, në të cilën punon i biri.

Erion Veliaj duhet ti kërkojë të falur Sazan Gurit, sepse Sazani jemi ne.

Duke shkelmosur Sazanin, Veliaj ka vënë mbi qytetin tonë çizmen e tij prej Çifligari të ri.

Kemi 75 vjet që e kemi të provuar se të tillë modele pushtetarucësh janë rrezik publik serioz.

Previous Post

Disa fakte pikante mbi seksin për herë të parë

Next Post

Lyen flokët për herë të parë në moshën 86 – vjeçe,por zgjedh një ngjyrë të guximshme

admin

admin

Next Post
Lyen flokët për herë të parë në moshën 86 – vjeçe,por zgjedh një ngjyrë të guximshme

Lyen flokët për herë të parë në moshën 86 – vjeçe,por zgjedh një ngjyrë të guximshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.