Një qytetar suedez u gjet i vdekur sot poshtë ballkonit të banesës ku rrinte në Tiranë.
Kufoma u gjet në rrugën “Haxhi Kika”. Banorë të lagjes kishin njoftuar policinë për një person të gjetur shtrirë përdhe.
Pas verifikimeve të para, policia dyshon të jetë shtetas i huaj suedez, i identifikuar si J. Backlund, 40 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku ky shtetas banonte dhe si rezultat ka gjetur vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











