Prej 15 marsit rojet kufitare italiane do të të vijnë në Shqipëri, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit, pas mbylljes së rrugës Ballkanike për emigrantë.
Lajmi bëhet i ditur nga tg.com, i cili në shkrim shkruan se ardhja e tyre vjen si kërkesë e autoritetevë të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit të emigrimit, në rast fluksi pas mbylljes së kufijëve të vendeve Ballkanike.
Do të jetë vetë qeveria e Tiranës, e cila do të vendosi se në cilat pika kufitare do të vendosët rojet italiane, citohen një burim nga Brukseli, sipas tg.com.











