Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar sot nga detyra një polici që shërbente në Spitalin e Burgjeve. Efektivi Kujtim Ismaili largohet nga puna pas shkeljes së rregullores dhe etikës.
Sipas ministrisë së Drejtësisë ai ka shkrepur armen e sherbimit ne gjendje te dehur. Ngjarja ndodhi prane nje lokali ne Baldushk, ku ky polic po konsumonte alkool.
Urdhëri i shkarkimit të Manjanit thekson: “Punonjesi, i padenje per te sherbyer! Te hetohet e gjykohet ne rrethana renduese”.











