Aleanca Kuqezi mbylli me dryn sot në mëngjes dyert e ministrisë së Jashtme në shenjë proteste ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm në Asamblenë Kombëtare të PS.
Dhjetra aktivistë “kuqezi”, kanë vendosur një banderolë “Shqiperia mbi partite” në hyrjen e ministrisë së Jashtme si një replike për deklaratën e Bushatit që tha se “nuk sheh ndonjë ndryshim mes partisë dhe Shqipërisë” teksa foli ne forumin larte te socialisteve pak dite më parë..
Aktivistët e Aleancë Kuqezi tentuan të pengojnë hyrjen e ministrit Bushati në zyrë ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit për shkak të deklaratave të tij që sipas protestuesve bien ndesh me detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare.
Aktivistët janë përleshur sërish me policinë e cila tentoi të bllokonte protestën ndërkohë që janë shoqëruar në polici 10 aktivistë të Aleancës.












