Një nga kritikët më të ashpër në Asamblenë e djeshme Kombëtare të PS-së, ndaj Ben Blushit, ka qenë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Për çdokënd që kjo mund të përbëjë habi, “enigma” zbulohet sot.
Një inat i vjetër, “i fshehur” te Vangjush dako ka bërë që ai të shpërthejë dje kundër Ben Blushit.
Në fjalimin e bërë sot publik, kryebashkiaku Dako shfaqet mjaft i acaruar, dhe ka kërkuar para socialistëve përjashtimin e Blushit nga PS-ja, madje shkon deri aty sa thotë që ajo çka i bënë Blushit në Elbasan, ishte shumë pak.
“Unë jam shumë i acaruar. Për çfarë duhet të jetë më anëtar?! Ne themi këtu Saliu, Saliu…po ç’Saliu, ai është personalitet në llojin e vet. Është si Grida!”.
Por, më tej, ai “zbulon; edhe arsyen e kësaj “armiqësie”.
Sipas Dakos, deputeti i PS-së ben Blushi, i ka thënë troç në sy gjatë një takimi në Pezë se “do të shkatërrojë”…











