Dy persona tentuan të vrisnin sonte Presidentin e Klubit të Futbollit “Korabi” të Dibrës.
Fehmi Mëziu është sulmuar me thika në rrugën “Hoxha Tahsin”, ndërkohë që ka qenë policia e komisariatit 1 që ka bërë të mundur kapjen e dy autorëve të krimit që mbeti në tentativë.
Policia arrestoi Edmond Gecajn, 27 vjeç dhe ka shpallur në kërkim autorin tjetër, S.M.
Sipas policisë pista e parë për krimin dyshohet të jetë borxhi që Meziu u ka personave në fjalë.












