Vonesat e shumta, mbushja me dhe të kuq dhe mbjellja e pishave që u shkulën nga era, tani vjen edhe kjo e betonieres, të gjitha këto tregojnë “drjtimin e duhur” që po marrin punimet për Lungomaren ne Vlorë.
Faqja Jeta Osh Qef ka publikuar këtë foto, ku me humor shprehet se se dikush e ka mallkuar Lungomaren.
Të tjerë thonë se e ka mallkuar mania për të hedhur kudo beton.
“
E kanë mallkuar ata që na kishin vendosur një tabelë gjigande ku shkruante: Ky projekt mbaron në mars të vitit 2015”, shkruan një komentues.
“
Betonierja është në drejtimin e duhur,” tallet dikush.
“
Mbase e ka mallkuar qytetari dixhital”.
“
Thonë që i kanë bërë magji, si puna e Koços që po na del zotni”, ironizojnë komentuesit.











