Brenda një dite, asaj të sotmes, 4 drejtues prokurorish rrethesh kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.
Mësohet se dorëheqjen e kanë dhënë drejtuesit e prokurorive, Silvana Pani në Dibër, Përparim Vukaj në Lezhë, Artan Shtrungza në Tropojë dhe Esmeralda Cami në Përmet.
Nuk dihet ende për motivet e këtyre dorëheqjeve, ashtu sikurse nuk dihet në se këto dorëheqje janë kërkuar, apo kanë qenë personale.











