Ish-kryeministri Sali Berisha foli në përfundim të seancës së sotme parlamentare lidhur me refuzimin e mazhorancës për të votuar kërkesën e opozitës, ndaj Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit tjetër socialist, Rakip Suli.
“Edi Rama bllokoi dërgimin e mandatit Rakip Sulit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Suli vetë kërkoi që kjo kërkese të miratohej. Ne nuk do të ndalemi, as për Sulin, as për Vlentina Leskajn, që ka privatizuar hekurudhën. E dini ju sa e ka pagën mujore djali i Velntina Leskajt, 160 mijë dollarë në muaj. Për ne bie shi, për atë bien dollar nga qielli. Beteja jonë do të vazhdojë. Kjo nuk është betejë politike, por për jetë a vdekje kundër korrupsionit”, u shpreh midis të tjerave Sali Berisha.












