Foto Ilustruese
Një pemë ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fortuzi”.
Mësohet se në momentin e rënies pema ka dëmtuar një punonjëse pastrimi e cila ndodhej aty pranë, ndërsa ka dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.
E dëmtuara është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












