Kryetari i PS-së, ka akuzuar ata që përgojojnë mandatin e kryetarit se kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.
“Mandati im nuk mund të rinovohet me votën kongresit pasi jam zgjedhur me një anëtar një votë. Është gabuar me mandatin tim, e pranojmë ashtu si edhe ka arsye për këtë.
Unë do të mbështes ndryshimin e statutit në Kongres.
Statuti është alibia, qëllimi është rrëzimi i qeverisë, ndryshimi i programit të qeverisë”, tha Edi Rama.
Ai ka kërkuar zhvillimin e një referendumi në PS nëse duhet rimandatuar Edi rama apo duhet bërë zgjedhje sipas parimit një anëtar, një votë.
“Kjo parti nuk është e Edi Ramës apo gramor Rucit, kjo parti është e ideo burri dhe gruaje që sot kanë në zemër përkatësinë në PS. Është nj parti e papërsosur, parti shqiptarësh dhe parti shqiptare në tranzicion, por e pakrahasuar me ansjë organizatë tjetër.
Të rrojë PS, qentë le të lehin karvani le të ecë përpara”, tha Kryetari i PS-së, duke mbyllur fjalimin e tij.
Rama është larguar më pas nga mbledhja e Asamblesë.












