Një nga drejtuesit e vjetër të PS-së, Maqo Lakrori ka publikuar sot një nismë brenda PS të quajtur “Lëvizja për Demokraci”.
Nisma është firmosur nga 8 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste prej të cilëve 3 janë deputetë.
Deputetja Arta Dade nuk është përfshirë në këtë listë. Dje ajo shkëmbeu batuta me kryetarin e PS ndërkohë që ky i fundit i tha se mund të bëhesh ministre e Brendshme.
Anëtarët e Lëvizjes:
Rexhep Meidani
Maqo Lakrori
Ben Blushi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Ndre Legisi
Petrit Ago
Suzana Hakrama.
Maqo Lakrori ka qënë kandidat për kryetar të PS-së në një prej garave përballë Edi Ramës.
Ndërkohë vetë Rama e filloi karrierën e tij politike duke i zënë vendin Arta Dades që ishte ministre Kulture në vitet 1997-1998.











