• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

20 vjet vazhdon enigma e 32 dibranëve të zhdukur

admin by admin
9 March, 2016
in Kronika
0
20 vjet vazhdon enigma e 32 dibranëve të zhdukur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

32 dibranë që u zhdukën pa nam e nishan në vitin 1996 ndërsa kishin vendosur të shkonin në Greqi mund të jenë gjallë diku, sipas familjarëve të tyre. Ndoshta në një burg të sigurisë së lartë në Korfuz, shkruan sot Panorama.

Letrat, telegramet, telefonatat, kërkimet vijnë që nga 9 marsi i vitit 1996. Mediat e kohës dhanë lajmin tragjik se në Kanalin e Otrantos, teksa udhëtonin drejt Italisë, janë mbytur në det 32 djem e burra nga Dibra. Dibranët kërkonin të vërtetën e atij lajmi të keq, por as sot e kësaj dite ata nuk dinë rreth fatit të njerëzve të tyre të dashur. I vetmi lajm zyrtar i asaj kohe është njoftimi i Policisë së Dibrës se Sulejman Çoku ishte gjetur i pajetë në brigjet italiane. Për 9 vjet shteti, pra, strukturat e tij nuk u prononcuan rreth ngjarjes së rëndë. Ish­ministri i Rendit, Toska, në një takim që pati në Peshkopi me familjarët e këtyre viktimave u kundërshtua nga familjarët, me argumentin se djemtë e tyre ndodhen të burgosur në një burg të Greqisë dhe për këtë ata thanë se janë parë në ekranet e TV-­ve të shtetit fqinj.Prindërit e Naim Çokut, babai, nëna dhe vëllezërit, i drejtohen qeverisë me apelin se duhet të interesohet maksimalisht për gjetjen e 32 dibranëve të zhdukur 20 vjet më parë. “Kemi bërë mjaft përpjekje për të mësuar rreth fatit të djemve tanë, por shteti është mjaftuar me shpalljen e tyre të mbytur në det. Por ne dyshojmë se ata janë gjallë të gjithë, pasi kufoma e Sulejman Çokut, që u gjet në brigjet e Italisë, ishte e lidhur pas mjetit të shpëtimit. Ne kemi informacione të shumta se ata janë gjallë dhe mbahen në burg. Ndaj i kërkojmë qeverisë të mundësojë gjetjen e tyre”, thotë babai i Naim Çokut. Të zhdukurit e atij viti, disa prej tyre kishin fëmijë që tashmë janë rritur pa kujdesin prindëror dhe nuk dinë rreth fatit të tyre.

lista ete zhdukrve emrat

Lista e emrave publikuar sot ne Panorama
Babai i Sigurim Keshit, një burrë rreth të 80­ave i qëndron fort idesë se djemtë dibranë po vuajnë në burgjet greke, sepse kanë zëvendësuar të burgosurit e larguar nga ky burg. Rizvan Keshi thotë se dy nga të konsideruarit si të zhdukur i kanë telefonuar një radioje private në Maqedoni dhe janë shprehur se janë të izoluar në burgun e Korfuzit. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk e ka të lehtë të gjejë të vërtetën, pasi autoritetet e vendit fqinj nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Në vitet e para të demokracisë mijëra banorë të Dibrës emigruan ilegalisht drejt Greqisë dhe Italisë. Sekserët që merreshin me këtë veprimtari i grumbullonin personat që dëshironin dhe i nisnin drejt zonave kufitare, tokësore dhe bregdetare. Ishin të shumtë dibranët që udhëtonin kryesisht drejt Vlorës, ku i prisnin skafistët për t’i dërguar në Itali. Të zhdukurit e Maqellarës mësohet të jenë nisur drejt Vlorës në ditët e para të muajit mars. Ata kanë udhëtuar grupe-grupe, kryesisht me furgonë.

Ashtu siç kishin rënë dakord para nisjes, janë ribashkuar në qytetin e Vlorës, ku i prisnin trafikantët për t’i dërguar matanë detit. Nisja është bërë natën e 8 marsit nga Vlora. Ndërkohë që një ditë më vonë autoritetet e Policisë Italiane kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë Vlorë se një skaf me shqiptarë është mbytur në det. Zyrtarët e Policisë kanë lajmëruar pas katër ditësh drejtuesit e Komisariatit të Peshkopisë për mbytjen e Sulejman Çokut në brigjet e Italisë. Mësohet se çdo person ka paguar të paktën 1 mijë dollarë për të mbërritur në vendin fqinj, shkruan Panorama.

Previous Post

Bankat shqyejnë ARMO-n, edhe Tirana Bank nis procedurat e sekuestrimit

Next Post

PROJEKTLIGJI/Sigurimi i shtëpive me detyrim

admin

admin

Next Post
PROJEKTLIGJI/Sigurimi i shtëpive me detyrim

PROJEKTLIGJI/Sigurimi i shtëpive me detyrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.