Një person ka mbetur i plagosur rëndë sonte në Shkodër, pas disa të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” të qytetit. I plagosuri është dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit.
Nuk dihen ende rrethanat dhe as identiteti i të plagosurit që është dërguar në spital.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Sipas burimeve, janë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.











