Gjyqtari Gjin Gjoni është tërhequr nga votimi në KLD sot për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Një ditë më parë, Alaudin Malaj, kryetari aktual i Gjykatës së Apelit por ndërkohë edhe kandidat për tú rizgjedhur si kryetar i kërkoi anëtarit të KLD, Gjin Gjoni të mos merrte pjesë në votim.
Gjoni është gjyqtar në Gjykatën e Apelit si dhe ka konsumuar debate publike me Malajn pas një padie penale që Gjin Gjonaj ka bërë ndaj kryetarit Malaj në vitin 2014.
Për kreun e gjykatës së Apelit konkurojne vec kryetarit aktual edhe Hysni Demiraj dhe Gramoz Levanaj
.












