Fotoja e një nëne të re është bërë një hit i papritur në fushatën e Bernie Sander në SHBA, pasi një foto e saj teksa ushqen fëmijën me gji ka ndezur debate në internet.

Vajza e quajtur, Elle Bradford nga Ohio, kishte marr me vete vajzën e saj 6 muajshe, Harper, gjatë fushatës në Kleveland . Teksa e bija dëshironte të pinte gji, Elle nuk nguroi ta ushqente atë në public.
“Jo, do e ushqeja në 10 minuta. Jam me atë “Do të ushqehet me gji tani, këtu, se përndryshe do të bërtasës”, thotë Elle.
Bradfor ushqeu të voglën e saj me gji, teksa nuk dëshironte të humbte asnjë moment të fushatës. Momenti u kap nga gazetarët, dhe shumë shpejt në rrjetet sociale u krijua dhe u bë trend hashtagu “BoobsforBernie”.











