• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Shqipëria, rruga e vjetër e skafistëve

admin by admin
6 March, 2016
in Kronika
0
REPORTAZH/ Shqipëria, rruga e vjetër e skafistëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Kakavijë (kufiri Shqipëri-Greqi) –
E po erdhën?
“Kanë ardhur tashmë” thotë Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë e duke marrë frymë thellë: “I kemi rikthyer mbrapsht”.
Po sa ishin?
“Disa qindra”.
E ku kanë shkuar?
“Nuk e di: rreth 10 kilometra larg kufirit tonë. Presin aty, shpresojnë për një korridor të ri shqiptar. Tani për tani po tentojnë të hyjnë me iniciativa vetjake. Por do të bëhet gjithçka më e ndërlikuar, nëse ndonjë organizatë kriminale do të futet t’i nxisë. Eshtë një situatë e papërmbajtshme. Herët a vonë do të shpërthejë…”.

Albanian Dream (Endrra Shqiptare)
E quajnë Linja e gjelbër (kufiri i gjelbër – shën i përk.), ashtu sikurse llogoret e ushtrisë në Bejrutin e shqyer nga lufta civile, apo në Jeruzalemin e një lufte të pambarimtë, apo Qipron e ndarë nga lufta mes dy popujve. Eshtë kufiri që ndan shqiptarët prej grekëve e maqedonasve: mundësia, nga ku sirianët, irakenët apo edhe afganët ia mbathin për t’u ikur bombave. Një vend ku “nuk duam të ngremë mure” thotë qeveria e Tiranës, “por që duhet të patrullohet me kujdes”.
Nuk ka “hotspot” (pika të nxehta), as kampe të pritjes: “Nuk mund të përballojmë të vetëm një emergjencë të tillë. Italia na ka premtuar të na ndihmojë për të penguar infiltrimet e terroristëve: nga Shqipëria janë nisur 100 foreign fighter (xhihadistë – shën i përk.) në 2014, dhe është mirë që të kontrollohet rreptë edhe kush hyn…”.
Sot në kufi ka pesë dogana, pak roje, në radhë janë kamionët TIR nga Turqia, 400 ushtarë të shpërndarë në gati në padukshmëri: emigrantët janë ende fantazma, nuk kalon askush.
“Vetëm për tani”, paralajmëron ministri Tahiri: kush nuk ia del dot të kalojë nëpër Maqedoni për t’u ngjitur drejt Gjermanisë, hedh tashmë sytë drejt Italisë.
Dhe në shtegkalimet shqiptare: “Ia thashë edhe kolegut tim Alfano. Kemi më shumë se treqind kilometra për të patrulluar, por duken më shumë se tremijë. Male, pyje, pa infrastrukturë. Në këtë linjë luhet gjithçka: sapo një emigrant hyn në Shqipëri, mjaftojnë tre orë të mbërrijë detin…”.
Dhe nëse arrin në Adriatik, vetëm pak gjë duhet për t’u kthyer te epopeja e Vlorës. Te anijet e të dëshpëruarve, te skafet, te gomonet e stërmbushura drejt Pulias. Te një korridor që tremb edhe Viminale-n tonë: “Nuk ka ndodhur. E nuk di nëse do të ndodhë. Por kujdes, për të ndërhyrë me vonesë. Do të përjetojmë atë që për Shqipërinë dhe Italinë ishte një epokë makthi”.

Deti i ferrit
Do you remember? (A e mbani mend?) Ndodhi 25 vite më parë, në 7 mars 1991: invazioni i parë mbi një anije transporti mallrash të Mesdheut. Ndodhi kur ende i konsideronim Boat People (refugjatë me varka), mes dhembshurisë e kuriozitetit, sepse arratiseshin nga rrënojat e komunizmit dhe ishte vetëm fillimi…
Anijet tregtare që ishin ankoruar në Durrësi të quajtura “Legjend” dhe “Kallmi”: një mëngjes shkarkuan në Brindizi 27 mijë shqiptarë; “nuk e dinim se do të shpërthenin erën e një migracioni biblik në Evropë”.
Ato shkatërrina janë të çmontuara tashmë prej kohësh.
Por kujtimet, jo: nëse ministri Tahiri ato ditë ishte veç 12 vjeç, komandanti Halim Milaqi ishte 39 vjeç: “kam ende përpara syve gjithçka, minutë pas minute”. Atij historia i vuri në dorë timonin e anijes “Vlora” dhe 20 mijë refugjatët që pak muaj më vonë zbarkuan të gjithë bashkë në Bari, duke u shndërruar kështu në panoramën e përjetshme e eksodit.
“Isha kthyer pas një muaj udhëtimi, nga Kuba me një ngarkesë sheqeri. Isha tepër i lodhur. Kishim mbetur në bord vetëm 15 vetë duke riparuar motorin. Papritur, pashë këtë turmë. Dikush i kishte lënë hapur portat drejt portit detar, dhe ishte hapur fjala që italianët ishin dakord. Të gjithë filluan të ngjiteshin nga shkallëzat dhe litarët. Unë tentova të largohesha nga rada, rreth 150 metra, por qe e kotë: njerëzit hidheshin në det, veç për të hipur në anije. Në pak minuta, i kisha të gjithë mbi shpinë. Një tip më qëlloi me kaçavidë në këmbë dhe më urdhëroi: nisu, do të shkojmë në Itali”.
Pa ujë, pa ushqim, pa radar, motori i mbinxehur. Pikërisht si disa rrangalla të sotme: “kur dëgjoj se lundrojnë në këto kushte nga Libia, pyes veten si është e mundshme. Pastaj them se ndryshimi është te qëllimet: ata sjellin njerëzit për përfitime, lekë. Unë jo: Lundrova për një arsye humanitare”.
Ministri Tahiri e thotë qartë se “udha e Adriatikut është gjithmonë e rrezikshme” dhe se “shërbimet inteligjente po na njoftojnë se grupe kriminale janë duke u organizuar” dhe se “Europa mund t’i shmangë problemet, veçse duke vepruar menjëherë”.
Komandant Milaqi nuk çuditet po qe se kanali i Otrantos rihapet për emigrantët: “Nëse ndonjë mbërrin nga Egjeu, sigurisht nuk frikësohet nga Adriatiku: erërat janë më të parashikueshme, nuk të vijnë nga çdo anë si në Greqi”.
Ai nuk i trembet invazionit: “në fund të fundit janë fatkeq që po ikin prej kushtesh më të këqija sesa ato që jetonim ne”.
Po nëse një tjetër kapiten si Milaqi do të paraqitej në Pulia me 20 mijë sirianë? “Jo, sot gjithçka është më e kontrollueshme. Një ngarkesë e tillë as do të mund të nisej”.

Nga, Francesco Battistini
 “Corriere della Sera”

Previous Post

“Ju vras të gjithëve si familje nëse vajza nuk bën çfarë t’i them unë”

Next Post

SALI BERISHA/ Dhuna elementi i fundit i kësaj bande kriminale, tregues se fundi i po i vjen me shpejtësi

admin

admin

Next Post
SALI BERISHA/ Dhuna elementi i fundit i kësaj bande kriminale, tregues se fundi i po i vjen me shpejtësi

SALI BERISHA/ Dhuna elementi i fundit i kësaj bande kriminale, tregues se fundi i po i vjen me shpejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.