Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, do të zhvillojë nesër mbledhjen e tij të parë konstituuese, që prej miratimit të tij nga Kuvendi 1 muaj më parë.
Propozimet për amendimin e Kodit Zgjedhor do t’i kalojnë komisionit ad hoc dhe do të jetë tagër i përfaqësuesve të PD, PS, LSI, PDIU, të cilët nga nesër, hedhin hapin e parë për finalizimin e një tjetër reforme të rëndësishme.












