Dhuna e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, sot, ndaj protestuesve te parku i Liqenit, ka nxitur një formë tjetër të protestës.
Pjesëmarrësit në protestë, të ftuar nga shoqëria civile, kundër ndërtimit të parkut të lojërave, po marshojnë drejt Komisariatit të Policisë Nr. 1 të Tiranës, për të kundërshtuar shoqërimin e disa aktivistëve të shoqërisë civile.
Protestuesit paralajmërojnë se në rast se nuk lirohen të shoqëruarit, ata do të hyjnë me forcë në ambientet e komisariatit.











