Një ndërtesë 5 katëshe u shemb sot në qytetin e Sarandës për lehtësuar ndërtimin e një rruge brenda këtij qyteti.
Shembja u krye nga INUK me shpërthim të komanduar ndërkohë që pluhuri mbushi qytetin bregdetar. Inspektoriati Ndërtimor ka lajmëruar edhe prishjen e dhjetra ndërtimeve të tjera në qytet që janë ndërtuar pa leje që nga vitit 1997.











