Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot betejën e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij kudnër ushtrisë dhe policisë serbe në Drenicë të Kosovës.
“18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!
Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijeve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, shkruan Basha në përvjetorin e vrasjes së Adem Jasharit.












