Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke transpotuar me makinë, 24 kg drogë. Ai është shtetasi Leonard Sheko i cili po udhëtonte me makinë me gruan dhe fëmijën teksa transpotronte edhe drogë. Arrestimi i tij është bërë nga agjentët e Guardia di Financa e Leçes.
Sipas policise thuhet se ai po udhëtonte me familjen nga Leçe për në Brindizi. Policia ka ushtruar kontroll dhe i gjeti ne automjet lenden narkotike.












