Policia njofton se 32-vjeçari Ari Shkullaku, banues në fshatin Stropckë, u ndalua pasi dyshohet se ka përvetësuar lekët e faturave të energjisë. 32 vjecari ish-punonjës i Postës së Pogradecit u arrestua për shpërdorim detyre.
Gjatë periudhës prill 2014-shkurt 2015, gjatë së cilës ka qënë punonjës në degën Postare të rrethit Pogradec, ka përvetësuar shumën prej 50 000 lekë, nga detyrimet e faturave të energjisë elektrike të disa abonentëve të fshatit Dardhas”- njofton policia.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.












