• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha i tregon Mogherinit profilin e erret te Ramës

admin by admin
4 March, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Basha i tregon Mogherinit profilin e erret te Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i opozitës u shpreh optimist pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se BE do të vazhdojë të luaj rol pozitiv duke stimuluar dialogun politik, konsensusin, duke mbështetur dekriminalizimin dhe shtetin ligjor në Shqipëri .

“Takimi i sotëm është një takim jashtëzakonisht i frytshëm dhe inkurajues, si takimi në format delegacioni ashtu edhe takimi kokë më kokë që pata me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian. Mendoj se mesazhet e mia u kuptuan qartë dhe kam shumë shpresë dhe besim se Bashkimi Europian do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv duke stimuluar dialogun politik, konsensusin, duke mbështetur dekriminalizimin, shtetin ligjor dhe reformën në drejtësi si prioritete absolute të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”​

Shqipëria në Bashkimin Europian nuk mund të jetë Shqipëria e Prengëve, Bushëve, Ndokëve, Roshëve por duhet te jetë Shqipëria e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm me ofertë dhe program të besueshëm.Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me drejtësi të pakapur politikisht dhe me rregulla loje që funksionojnë, me shtet ligjor që funksionon, me Kushtetutë që zbatohet, me vendime të Gjykatës Kushtetuese që implementohen.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sesituata aktuale politike dhe ekonomike në vend, krimi dhe korrupsioni, dekriminalizimi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim.

“Situatën aktuale politike në vend, pasojat e rënda që ka kjo për qytetarët shqiptarë por edhe për Bashkimin Europian i cili vitin e kaluar është detyruar të presë mbi 100 mijë shqiptarë që u larguan nga vendi i tyre duke u rreshtuar të dytët pas sirianëve në statistikat gjermane dhe të vendeve të tjera për kërkesat për azil politik ka qenë një prej çështjeve të diskutuara. Kjo situatë është shkaktuar si rezultat i krimit, korrupsionit, zhbërjes së garancive dhe sigurisë ligjore, pra të shtetit ligjor, shtetit të së drejtës dhe padyshim edhe zmbrapsjes së Shqipërisë nga standardet demokratike, siç u vërtetua në zgjedhjet e qershorit 2015. Për opozitën shqiptare, kushtet fondamentale të daljes nga kjo situatë janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shteti ligjor, zbatimi i ligjit.Në radhë të parë nga përgjegjësi kryesor për zbatimin e ligjit që në fakt është edhe dhunuesi kryesor i ligjit sot, vetë qeveria shqiptare. Dhunimi i ligjit fillon që me normat më të larta siç janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë të padiskutueshme e për të cilat kjo qeveri u zotua në Krishtlindjet e vitit 2014 se nuk do ti vinte më në pikëpyetje. Ndërsa sot vazhdon të tërheqë këmbën për një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që detyron të çojë mandatet e tre deputetëve të akuzuar se kanë përfituar fondet e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve duke shkelur Kushtetutën.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur në këtë takim shqetësimin për bllokimin që maxhoranca i bën punës së komisioneve hetimore parlamentare duke pamundësuar hetimin e çështjeve të rënda të korrupsionit si dhe shkarkimeve masive dhe emërimeve kriminale në administratë.

Cështje kardinale e diskutuar në takimin mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë znj. Federica Mogherini ishte procesi i dekriminalizimit dhe sfida që i bën këtij procesi kryeministri Rama, i cili nga njëra anë refuzon futjen në zbatim të tij dhe nga ana tjetër shfaqet në krah të personave subjekt i këtij ligji.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias për votën e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi, zoti Basha u shpreh:

“Reforma në Drejtësi është një proces, jo një ligj që pret sot në Parlament. Që ky proces të shndërrohet në amendamente kushtetuese dhe në ligje lypset dialog politik. Kushtet për dialog politik kjo qeveri nuk i ka krijuar, përkundrazi ka investuar dhe investoi deri dje, – të shohim se çdo të bëjë sot – për konfliktin politik. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit bazuar mbi kriteret e Venecias.Për këtë Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e qartë dhe e vendosur.”

Previous Post

VIDEO/ Njeriu që ushqehet me rërë për 20 vite me rradhë, ja çfarë thotë!

Next Post

Grida Duma ngroh tregtarët e vegjël: Do ju mbrojmë!

admin

admin

Next Post
Grida Duma ngroh tregtarët e vegjël: Do ju mbrojmë!

Grida Duma ngroh tregtarët e vegjël: Do ju mbrojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.