Policia e Durrësit ka njoftuar humbjen e një fëmije 13 vjec dhe një vajze 19 vjec gjatë muajit shkurt.
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punohet për gjetjen e shtetasit:
•E.Xh.13 vjeç, banues në Durrës.
Ndaj shtetasit të mësipërm, ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi Q.Xh. 55 vjeç, pasi më datë 28.02.2016, i është larguar nga banesa djali, E.Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, po punohet për gjetjen e shtetases:
• D.S.19 vjeçe, banuese në Xhafzotaj Shijak.
Ndaj shtetases së mësipërme, ka bërë kallzim babai i saj, shtetasi M.S. 69 vjeç, pasi më datë 17.02.2016, është larguar nga banesa vajza dhe nuk është kthyer më.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












