• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RASTI I L.M/Skema si rekrutoheshin spiunët nga Sigurimi i Shtetit

admin by admin
1 March, 2016
in Kronika
0
RASTI I L.M/Skema si rekrutoheshin spiunët nga Sigurimi i Shtetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Maho

Ata ishin kudo. Pavarësisht se rekrutoheshin në mënyrën më injorante të mundshme, mund të ishin kudo mes nesh, në punë, gëzime, lindje, hidhërime dhe vdekje.

Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu në një moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e një shteti kriminel, mund të hidhte ndonjë fjalë kundër sistemit.

Dosja që po botojmë sot, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të njohur të politikës apo shoqërisë, por është vetëm një shembull sa tragjik, aq edhe komik sesi është mbajtur në këmbë një sistem i kalbur, që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren. Ky ishte thjesht një fshatar i robtuar nga një fshat i humbur i Elbasanit, që u rekrutua në vitin 1990 dhe akoma s’po e kuptonte që bishës po i vinte fundi.

Vetëm se ky është një shembull, është një hallkë mes qindra e mijërave të atij mekanizmi vrastar që përdorte shteti i asaj kohe për të mbajtur në këmbë një ideologji që i shërbente për qëllimet e veta kriminale.

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme.

Rekrutimi

Emrat e personazheve janë realë, por janë vënë me iniciale për të mos trazuar jetët e tyre. Në fillim, informatori studiohej në lidhje me përbërjen familjare dhe më pas testohej gatishmëria e tij për të bashkëpunuar. Më pas, informatorit i merrej një deklaratë, ku shprehte vullnetin e tij të lirë për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit të Shtetit dhe në rast se nuk pranohej, ai sërish lihej i lirë, por mbahej nën kontroll. Detyra kryesisht ishte të spiunonte ata që kishte më afër, miqtë e tij më të ngushtë, por që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi. Pas përfundimit dhe dërgimit në burg të tyre, informatorit i ngarkohej detyrë tjetër, pastaj një tjetër e kështu me radhë. Nga këto lloj informatorësh në 50 vjet u burgosën, vranë dhe u persekutuan me mijëra shqiptarë të ndershëm, për fajin e vetëm se kishin lindur në një regjim që ata nuk e pranonin.

Vërtetim biografik për agjentin L.M

L.M është i biri i SH. dhe i K., i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në fshatin C. të rrethit Elbasan, me arsim 10 klasë, i paorganizuar në parti, i padënuar, i pamartuar, me origjinë fshatar i pasur e gjendje shoqërore punëtor, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Qëndrimi politik i të afërmve të tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut ka qenë indiferent, janë marrë me bujqësi e blegtori në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familja dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kushëriri i tij A.L, ka qenë i dënuar me 10 vjet vjet heqje lirie për bashkëpunim me bandat, aktualisht banon në fshatin L., ndërsa pjesëtarët e familjes së tij mbajnë qëndrim të mirë politik.

Babai i tij, Sh.L., ka punuar në kooperativë, aktualisht ka vdekur, ka mbajtur qëndrim të mirë.

Nëna e tij, K., është e bija e G.P., mban qëndrim të mirë.

L. ka hallo V., pensioniste e martuar me B.B., në fshatin D., me qëndrim të mirë politik. B. ka vdekur, dhe ka lënë dy fëmijë, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik

L. ka dajë:- M.B. i martuar me L., e cila është vajzë e D.Sh. nga fshati Z.. D. ka qenë komandat balli dhe është dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore, aktualisht ka vdekur. M. dhe L. janë pensionistë, mbajnë qëndrim të mirë. Kanë dy djem J. dhe N. dhe katër vajza, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik;

– Daja tjetër, Xh.B., është martuar me E. nga fshati G., punojnë në NB, mbajnë qëndrim të mirë politik. Kanë fëmijë M. i cili punon në NT, A. i cili punon në uzinën mekanike, Sh. i cili punon në Ndërmarrjen Bujqësore, mbajnë një qëndrim të mirë politik. Ka dhe një vajzë N., martuar në B., nuk njihet nga ana jonë.

L. ka dhe dy teze, njëra e martuar në P. dhe tjetra në B., nuk njihen nga ana jonë.

L. ka vëllezër:- A, i martuar me M., punojnë në NT dhe banojnë në fshatin C. M. është vajza e N.B., vëllai i të cilit P.B. ka qenë me Ballin e është dënuar me vdekje. A. ka tre fëmijë të vegjël. Vëllai tjetër i L. është R., i martuar me N. nga fshati G., mbajnë qëndrim të mirë, punon murator. Vëllai tjetër është Y., me punë në NB, i martuar me N. nga K., punon në UM, kanë 3 fëmijë dhe mbajnë qëndrim të mirë politik. Vetë L. ka kryer shkollën 8-vjeçare dhe vazhdon shkollën pa shkëputje nga puna. Punon roje në NB dhe mban qëndrim të mirë politik. Në punë e fshat njihet si djalë i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri, shoqërohet me mosha të reja si R.B, Sh.T etj., të cilët janë evidentuar kontigjent dhe duke pasur parasysh interesin operativ që kemi, është i përshtatshëm të futet në rrjetin sekret informativ të Organeve të Sigurimi i Shtetit (OSSH).

Nga familja e të afërmit e tij nuk ka njeri të dënuar, internuar apo të arratisur jashtë shtetit, përveç personave të lartpërmendur. Ky vërtetim biografik u përpilua nga unë, punëtori operativ L.K, me të dhënat e marra nga qytetarët H.D, J.G dhe agjenti ynë në terren.

Vendim: Për tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të kandidatit L.M. në kategorinë e informatorit

Në fshatin C. të rrethit Elbasan, banojnë, R.B, Sh.T. e S.B, persona këta të evidentuar kontigjent, të cilët aktualisht nuk janë të mbuluar me rrjetin sekret informativ, të nevojshëm për kontrollin e tyre. Me qëllim për t’i mbajtur nën kontroll, për të zbuluar, dokumentuar e ndërprerë në kohë veprimtarinë e mundshme armiqësore, të zhvilluar nga personat e mësipërm, është e domosdoshme tërheqja e një kandidati në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit e me baza vullnetare. Nga studimi i bërë, më i përshtatshmi është L.M.

Kandidati që propozojmë për tërheqje, është i përshtatshëm për t’u futur në rrjetin sekret informativ të organeve tona, pasi ka nivel, moshë dhe arsim të përafërt me kontigjentët që do të kontrollojë, është tip i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore a fizike dhe nuk ka manifestuar vese negative si pijanec, llafazan, gënjeshtar, provokator etj., që dëmtojnë punën tonë.

Garanci që kandidati do të punojë ndershmërisht me OSSH është se rrethi i tij familjar familjar aktualisht mban qëndrim të mirë moralo- politik, sjelljet dhe qëndrimi i mirë moralo- politik i vetë kandidatit, si dhe respekti dhe dashuria që ka ai për organet tona.

Mundësitë e pranimit të bashkëpunimit me organet tona të kandidatit ekzistojnë, pasi ai ka simpati për këto organe, gjithashtu nga ana jonë jonë mundësitë për të realizuar tërheqjen, si dhe ekzistojnë mundësitë që kandidati t’i kryejë detyrat në të ardhmen, pasi banon në një fshat me kontigjentët që do të kontrollojë. Është më një nivel të mirë ideopolitik, të përafërt me këta persona, si dhe nuk ka ndonjë preokupacion familjar që ta pengojë për të ardhur në takime me punëtorin operativ.

Plani i tërheqjes në bashkëpunim sekret të kandidatit

Kandidati L.M. do të tërhiqet në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare, nga unë punëtori operativ L.K dhe zv/kryetari i degës E.O, rreth datës 28.2.1990, te pishat që janë mbi fshat.

Nga studimi i bërë kandidatit, mësuam se ai mbaron shkollën rreth orës 17-18.00, shkon në shtëpi duke kaluar nga vendi ku ne mendojmë se do të bëjmë tërheqjen e tij, ku kemi mundësi të fshihemi e të ruajmë sekretin e punës, duke legjenduar dhe takimin me kandidatin si takim të rastit. Mbasi të vëzhgohet kandidati dhe të sigurohemi se në shtëpi kthehet i pashoqëruar, do t’i dilet te vendi i studiuar më parë sikur po kthehemi nga fshati C., për në qytet dhe, pasi ta takojmë e të përshëndetemi me të, do t’i themi të ulemi mbi rrugë, te pishat e të ndezim nga një cingare. Pasi të shkohet në vendin e caktuar, do të fillohet nga procesi i tërheqjes. Fillimisht, me kandidatin do të zhvillohen biseda të përgjithshme, duke e pyetur për shëndetin e tij e të familjes, për probleme të punës e të shkollës e gradualisht do të kalohet në një bisedë me karakter politik, ku do të flitet për sukesest e arritura në vendin tonë, për rëndësinë e Pleniumit të 9-të K.Q të Partisë, për gjendjen e shëndoshë moralo- politike në të gjithë vendin, për ngjarjet e fundit në vendet e Lindjes, e shtetet fqinje, për synimet e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e socializmit si sistem, duke thelluar më tej njohjen me kandidatin, me botëkuptimin e tij dhe ngritjen që ka. Në përshtatje me reagimet e tij, biseda do të thellohet më tej, duke e lidhur atë jo vetëm me synimet e armiqve të jashtëm, por edhe me përpjekjet e elementit armik të brendshëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura nën udhëheqjen e Partisë, për punën që bëhet për zbulimin e goditjen e këtyre elementëve, duke i thënë se për zbulimin e tyre një ndihmesë të madhe jep populli, i cili është burimi e forca kryesore e organeve tona. Gjatë bisedës kandidatit do t’i lihet kohë të shprehë dhe ai lirshëm mendimet e tij dhe në përshtatje me gatishmërinë që ka për të ndihmuar organet tona, do t’i dilet hapur në propozimin për të bashkëpunuar sekret me Organin e Sigurimit të Shtetit. Në rast se kandidati tregohet i gatshëm për të ndihmuar organet tona, do të kalohet në lidhje me detyrat që do të kryejë në të ardhmen, për mënyrën e bashkëpunimit, të ruajtjes së sekretit e të takimit me punëtorin operativ. Në vazhdim do të merret deklarata e bashkëpunimit, do të zgjedhë pseudonimin që do të mbajë, do pyetet për lidhjet e tij shoqërore, do t’i jepet parulla dhe kundërparulla, si dhe do t’i caktohet data dhe ora e takimit të ardhshëm e më pas do të lihet i lirë.

Në rast se kandidati nuk do të pranojë bashkëpunimin me organet tona, do të porositet që të ruajë sekretin e bisedës së zhvilluar, pasi përbën sekret shtetëror dhe nxjerrja e tij dënohet me ligj, do të lihet i lirë dhe nga ana jonë do të hapet një kartelë e zakonshme Mod-2, si dhe të merren masa për kontrollin e tij.

Punëtori operativ L.K

Miratohet nga kryetari i degës së Punëve të Brendshme, H.C

Relacion përfundimtar mbi tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të L.M

Më datë 10.3.1990, u bë tërheqja në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare e në princip drejtimi të L.M tërheqja e tij në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit u bë nga zv/kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, A.O dhe punëtori operativ L.M, duke vepruar sipas planit të miratuar për këtë qëllim. Pasi kandidati u takua, nga ana jonë u çua në vendin e caktuar dhe u fillua nga procesi i tërheqjes. Fillimisht, me kandidatin e studiuar për bashkëpunëtor u bisedua për probleme të përgjithshme, rreth shëndetit e familjes, për probleme të punës së tij e të shkollës e gradualisht u kalua në bisedë me karakter politik, ku kandidatit i folëm për sukeset e arritura në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, për vendimet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q Partisë, për gjendjen e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e të elementëve armiq e keqbërës të brendshëm e të jashtëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura etj. Gjatë bisedës kandidati reagoi pozitivisht dhe u shpreh se duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj armiqve dhe keqbërësve si dhe shprehte simpati për Organet e Sigurimit të Shtetit. Duke parë gatishmërinë e kandidatit për të ndihmuar organet tona, nga ana jonë ju duall në propozim direkt për të bashkëpunuar me OSSH, propozim të cilin e priti mirë dhe e quajti si nder e besim i madh që i bëhet. U zotua se do t’i kryejë mirë detyrat që do t’i ngarkohen nga ana jonë. Më tej iu bënë të qarta detyrat që do të kryejë, u porosit për ruajtjen e sekretit të bashkëpunimit, ju muar deklarata e bashkëpunimit, zgjodhi pseudonimin “Kokoshi”, ju dha parulla dhe kundërparulla e marrjes në lidhje, si dhe data dhe ora e takimit tjetër dhe u la i lirë.

Deklarata e rekrutimit të bashkëpunëtorit, datë 10.3.1990

Unë i nënshkruari L.M i biri i SH. dhe i K. i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në C. të rrethit Elbasan, i paorganizuar dhe i padënuar. Me arsim në vitin e II në gjimnaz, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, deklaroj nën përgjegjësinë time personale si më poshtë vijon:

Thirrja që më bëhet sot nga Sigurimi i Shtetit është një nder i madh për mua dhe familjen time. Për këtë besim që më jepet, unë premtova në mënyrë vullnetare që do të bashkëpunoj e ndihmoj me sinqeritet e ndershmëri organet e Sigurimit. Për këtë nder që më bëhet, unë pranova në mënyrë vullnetare të bashkëpunoj me organet e Sigurimit. Për këtë nder që më bëhet, unë për interesat e partisë, s’do të kursej as jetën time, do të jem korrekt në takim me punëtorin e Sigurimit dhe do të raportoj në kohë çdo gjë që është armiqësore dhe keqbërëse. Për të komunikuar me Sigurimin zgjodha pseudonimin “Kokoshi”.

Ju premtoj se do të punoj me mish e me shpirt për interesat e partisë dhe popullit.

Deklaruesi

L.M

Rrethi i çështjeve për bashkëpunëtorin me pseudonim “Kokoshi”, i kategorisë informator

Bashkëpunëtori me pseudonimin “Kokoshi”, në kategorinë e informatorit mbi baza vullnetare, është tërhequr në bashkëpunim sekret me OSSH, më datë 10.03.1990, për kontrollin e kontigjentëve R.B, Sh.T. e S.B, të cilët banojnë në fshatin C. Në drejtim të kontigjentëve të mësipërm, bashkëpunëtorit “kokoshi” do t’i jepet ky rreth çështjesh.

– Të sqarojë në kohë për reagimet e tyre për ngjarjet në vendet e Lindjes si në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Rumani, Gjermani etj.

– Për ngjarjet në Kosovë e marrëdhëniet e vendit tonë me shtetet fqinjë, Jugosllavinë, Greqinë, Italinë.

– Për gjendjen ekonomike të vendit tonë e fuqinë mbrojtëse të tij, nëse ka krahasime me vendet e tjera për këtë problem.

– Për reagimet e personave të mësipërm në lidhje me materialet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q të Partisë e për vendimin e Këshillit të Ministrave për shpejtimin e furnizimit të popullit me mish etj.

– Të informojë për raste vjedhjesh, dëmtimesh e shpërdorimesh të pronës socialiste, në vendin e punës e të banimit të tij.

– Gjatë ditëve të stërvitjes ushtarake të njoftojë për mangësitë në zhvillimin e tyre, për dëmtime e shpërdorime të pasurisë ushtarake.

– Të informojë për persona të ndryshëm që kërkojnë të grumbullojnë të dhëna me karakter sekret ushtarak, si dhe për vjedhje apo zhveshje të teknikës luftarake.

– Për të dhëna që bëjnë fjalë për përgatitjen për kryerje të akteve të mprehta si terror, diversion, sabotim, arratisje jashtë shtetit, dëmtime me dashje e shkatërrim të teknikës luftarake etj., të njoftojë menjëherë punëtorin operativ dhe në pamundësi për t’u takuar me të, të ndërhyjë vetë si të gjithë qytetarët e tjerë për të parandaluar ngjarje të tilla.

– Herëpashere, këtij bashkëpunëtori do t’i jepen detyra të tjera, sipas situatës operative që do të krijohet.

Previous Post

SKEDA PËR KERTUSHËN/Me Artur Bushin bllokoi rrugën nacionale

Next Post

Gjyqi i Rakip Sulit, dosja e deputetit cohet në Parlament

admin

admin

Next Post
Gjyqi i Rakip Sulit, dosja e deputetit cohet në Parlament

Gjyqi i Rakip Sulit, dosja e deputetit cohet në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.