Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirur sot në një tryezë aleatët opozitarë. Në një deklaratë për mediat të mbajtur këtë të hënë ka njoftuar “institucionalizimin e tryezës opozitare”. Basha tha se procesi i dialogut është i hapur dhe se është i bindur që parti të tjera do i bashkohen aleancës kundër qeverisë Rama- Meta
Në takim kanë qenë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri.
“Morëm vendimin për institucionalizimin e tryezës opozitare”, ka thënë Basha pas takimit me aleatët, duke saktësuar edhe prioritetet e kësaj tryeze.
“Prioritet do të jetë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, ka thënë mes të tjerash Basha.
Ai ka nënvizuar se, individët me rekorde kriminale të pajisur me mandat deputeti përbëjnë rrezik për qytetarët dhe për këtë ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama. “Por politika e inkriminuar ka sot përballë një opozitë të bashkuar”, është shprehur më tej Basha.

Më pas rreth orës 12: 30 kryetari i PD-së u takua me ambasadorin amerikan Donald Lu po në selinë PD.
Opozita mungon ne komisione
Opozita ka munguar sot në Komisionet Parlamentare, si pasojë ka sjellë edhe moszhvillimin e punimeve në disa komisione. Opozita nuk ka qenë e pranishme sot në Komisionin e Ligjeve dhë Komisionin e Sigurisë.
Po ashtu deputetët e opozitës munguan edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po zhvillohet një dëgjesë me Kreun e Entit Rregullator të Ujit. Gjatë raportimit të tij, kreu i ERRU, Avni Dervishi ka deklaruar se janë rishikuar penalitetet për operatorët e licencuar.“Në vendin tonë operojnë 57 operatorë”, tha Dervishi.“Fokusi ynë gjatë 2015 –tha Dervishi- ka qenë mborjtja e konsumatorit”












