Opozita ka nisur sot paradite një takim me qëllim arritjen e një qëndrimi të përbashkët për pjesëmarrjen e kushtëzuar të saj në Parlament.
Të pranishëm në mbledhje janë Kryetari i PD, Lulzim Basha, drejtues të partive të tjera opozitare dhe përfaqësues të niveleve të larta.
Në takim Basha shoqërohet nga Oerd Bylykbashi, Ivi kaso, Arben Ristani dhe Edmond Spaho.
Njëra nga mundësitë është që të gjithë deputetët e opozitës të lënë edhe mandatet, sic deklaroi nje dite me pare kryetari i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka.











