Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka dërguar Presidentit Nishani propozimin për faljen e Nazime Vishës e cila 4 vite më parë në moshën 18 vjecare vrau Fiqiri Mucën qe sipas saj e dhunonte seksualisht.
“Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i dërgoi sot Presidentit të Republikës Bujar Nishani propozimin për faljen e të dënuarës Nazime Visha.
Propozimi i zotit Manjani është bërë në bazë të ligjit për faljen.
Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkohë po sot është zhvilluar sot seanca e parë gjyqësore për kërkesën e Nazime Vishës, për përfitim nga amnisita e fundit e 2015-ës. Seanca nuk zgjati as 5 minuta, u shty për t’i dhënë kohë prokurorisë të njihet me aktet.
Propozimi i Ministrit Manjani drejtuar Presidentit Nishani

Kerkesa e Nazime Vishes













