Partia Demokratike është duke përfunduar garën e drejtuesve të forumit rinor në degët e saj, ku sot pritet përmbyllja e procesit me zgjedhjen e kreut të FRPD në Durrës, ndërkohë që gara për 52 degët e tjera të PD ka mbaruar. “Konkurenca ka qënë spektakolare dhe në disa degë gara është ndarë me një votë të vetme, si në rastin e degës 8 në Tiranë, apo në zgjedhjen e drejtuesit të forumit për Malësinë e Madhe”,- thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.
Në 9 degët e PD, në Dibër, Gramsh, Has, Kavajë, Kuçovë, Kurbin, Peqin, Pogradec, Tropojë, rezultati ka qënë i ngushtë dhe fituesi ka dalë me pak vota diferencë. Në Diber me 9 vota diferencë, në Gramsh me 2 vota diferencë, në Has 2 vota diferencë, në Kavajë 5 vota diferencë, në Kuçove 4 vota diferencë, në Kurbin 4 vota diferencë, në Peqin 6 vota diferencë, në Pogradec 9 vota diferencë, në Tropojë 4 vota diferencë. Në 14 degë të tjera FRPD janë ndarë me më pak se 25 vota diferencë.10 mijë e 782 të rinj demokratë morën pjesë në këto zgjedhje, që nisën me 7 shkurt.











