Foto ilustruese
Një shtetas turk i shpëtoi mrekullisht vdekjes, teksa një gurë i rënë nga mali goditi automjetin me të cilin udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, kur automjeti tip Benz i drejtuar nga një 43-vjeçar u godit nga një gurë i ardhur nga mali më sipër.
Për pasojë, mbeti i plagosur shtetasi turk me iniciale S.D, pasagjer në automjet. 35-vjeçari punonte pranë hidrocentralit të Moglicës. Ngjarja cilësohet si aksidentale nga policia.
Njoftimi i plote i policisë
Më datë 28.02.2016, jemi njoftuar se në aksin rrugor Gramsh- Moglicë, automjeti tip “Benz” me targa AA 343 GS, me drejtues shtetasin V.O, 43 vjeç, banues në Korçë, gjatë lëvizjes në rrugë, është goditur në pjesën anësore nga një gur, që ka rënë nga skarpati i malit.
Për pasojë, ka marrë dëmtime njëri prej pasagjerëve të mjetit, shtetasi turk S. D, 35 vjeç, punonjës në HEC Moglicë. Ky shtetas u transportua për ndihmë mjekësore të specializuar, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për “Ngjarje aksidentale”.












