Aktorët dhe protagonistët kryesorë të filmit “Shok” nëpermjet një videomesazhi kanë falenderuar mbështetësit dhe premtojnë se me një bashkëpunim të dytë do të çojnë në Kosovë Oskar.
“Faleminderit të gjithëve që na mbështetët. Jemi të dëshpëruar që nuk mundëm të sillnim Oskar. Dhamë maksimumin. E rëndësishme është se këto ditë mbarë bota foli për Kosovën dhe historitë e Kosovës, kjo është shumë me rëndësi. Do kishim dashur të sillnim dhe trofenë por shpresojmë që herën tjetër ne të tre do e sjellim Oskarin në Kosovë”, thonë ata përmes një video mesazhi.
Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”. Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez, Sttuterer.











