Partia Demokratike është e inkurajuar nga pranimi që Komisioni i Venecias i bën shqetësimeve që ka ngritur opozita që në fillim për draftin e parë të Ramës, për kapjen politike të sistemit të drejtësisë, tha deputeti i PD-së, Eduard Halimi.
Sigurisht aty ka çështje të cilat duhet ti nënshtrohen një dialogu politik dhe është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës që të krijojë kushtet për dialog politik i cili ti japë zgjidhje të gjitha çështjeve për të cilat komisioni i Venecias flet qartë për nevojën e domosdoshme të një dialogu politik në çështjet e miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, tha Halimi.
Draft opinion final i komisionit të Venecia iu dorëzua sot gjatë një takimi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputeti Eduard Halimi patën me ambasadorin e Sh.B.A-së dhe shefin e OPDAT.
Pyetje: Z Halimi, a e kushtëzon miratimin e reformës në Drejtësi marrdhënia e kushtëzuar e Partisë Demokratike me Parlamentin?
Halimi: Edhe njëherë them që i takon qeverisë dhe maxhorancës që të krijojë kushtet për një dialog politik. Sepse dialogu politik është e vetmja mënyrë për të hartuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese siç thotë e zeza mbi të bardhë Komisioni i Venecias. Kush e lexon ndryshe bën gabim dhe është kundër reformës.
Pyetje: z.Halimi, a ka rënë apo qendron modeli i qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit në opinionin e Venecias?
Halimi: Në opinionin e Venecias flitet qartë që byro hetimi nën qeverinë nuk mund të ketë kurrë dhe jo më nën një qeveri kleptokratike si kjo që ne kemi sot. Ju i keni parë rastet se si parlamenti është inkriminuar, dhe mënyren se si vetë Edi Rama po i fsheh drejtësisë deputetët, qoftë kur ata gjuajnë me armë qoftë kur i gjuajnë opozitës, qoftë edhe kur ata marrin fonde publike. Ka qënë Edi Rama që i ka fshehur nga Drejtësia dhe nuk mund të imagjinohet. Eshtë e paimagjinueshme se si Byroja e Hetimit, struktura që do të hetojë zyrtarët e lartë, ministrat e Edi Ramës, të varet nga Edi Rama. Komisioni i Venecias edhe këtë e ka thënë qartë që Byro hetimi nën qeveri nuk mund të ketë.
Pyetje: A ka pasur kontakt mes palëve për çështje të papranueshme?
Halimi: Mendoj që në ditët në vijim do të ketë një edhe takim me ekspertët e Partisë Demokratike për të analizuar të gjithë draftin e sjellë nga Komisioni i Venecias dhe do të kemi komunikime të tjera ligjur me çështje.
Pyetje: A i premtuat ambasadorit se do ta votoni reformën në drejtësi?
Halimi: Amabasadori na dorëzoi draftin dhe ne jemi shumë të inkurajuar nga mbështjetja që ambasadori amerikan i ka bërë shqetësimeve të opozitës si dhe për mbështetjen e shqetësimeve të opozitës që u konfirmuan nga Komisioni i Venecias në draftin përfundimtar.
Pyetje: Pra do ta votoni sipas Venecias?
Halimi: Do ta votojmë reformën vetëm sipas një rruge që është Komisioni i Venecias dhe ky komision thotë dialog politik. Detyra për të krijuar kushtet për një dialog politik i takon qeverisë.











