Foto Ilustruese
Një magazinë dy katëshe në Fier është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si SMT-ja.
Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa policia dhe 2 zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.












